<

Marrëveshjet për diplomat e dyfishta

Universiteti i Arteve, në kuadër të ndërkombëtarizimit të tij, ka lidhur tre Marrëveshje Bashkëpunimi për Diplomat e Dyfishta. Midis universiteteve më të rëndësishme Europiane me të cilat UART ka lidhur marrëveshje për diploma të dyfishta bëjnë pjesë Universiteti i Romës “Tor Vergata”, Universiteti i Barit “Aldo Moro” dhe Konservatori i Muzikës në Vigo, Spanjë.

Marrëveshja e Bashkëpunimit me Universitetin e Romës “Tor Vergata” u nënshkrua në kuadër të krijimit të programit të diplomave të dyfishta Ph.D në fushën e Trashëgimisë Kulturore. Dy marrëveshjet e tjera, marrëveshja me Konservatorin e Muzikës të Vigos dhe marrëveshja me Universitetin e Barit u nënshkruan në kuadër të bashkimit të programeve për diploma të dyfishta në programet e studimeve të cikleve Bachelor dhe Master.

Këto marrëveshje janë shumë të rëndësishme për të dyja palët pasi UART po ndërmerr çdo përpjekje me qëllim rritjen e mundësive bashkëkohore për studentët e saj.

Këto janë marrëveshjet e para të nënshkruara ndërmjet një universiteti të huaj dhe Universitetit të Arteve, në lidhje me programin e diplomave të dyfishta. Sigurisht këto programe do të shërbejnë për të rritur më tej aftësinë formuese të UART, të kërkimit shkencor të vazhduar si edhe për të thelluar edhe më shumë mobilitetin dhe shkëmbimin e studentëve dhe të profesorëve, duke shërbyer pse jo edhe si një pikënisje për bashkëpunime të mëtejshme.


FOTO


<<Kthehu - Tjetra>>