<

Vizita zyrtare

Ditën e Hënë, më datë 15 Nëntor 2021, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Kastriot Çaushi priti në zyrën e tij Z. Pierre RAYNAUD, Këshilltar për Bashkëpunimin dhe Kulturën në Ambasadën Franceze në Shqipëri.

Në takim u be një prezantim i institucionit dhe programeve që çdo Fakultet ofron si dhe u bisedua rreth mundësive për krijimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës ndërmjet Institucioneve Franceze të Artit dhe UART. Në takim nuk u lanë pa përmendur dhe marrëveshjet aktuale të Konservatorit të Parisit "Conservatoire National Superieur de Musique et de Danse de Paris" dhe Shkollës së Arteve të Bukura “Beaux Arts de Paris”, marrëveshje këto të cilat do të promovojnë më tej shkëmbimin e përvojave të studentëve dhe stafit të UART.

Z. RAYNAUD shprehu mundësinë e një takimi me studentë të Fakulteteve të ndryshme për të prekur më nga afër programet dhe specialitetet e ndryshme ku ata përfshihen. Ai shfaqi interes për të mbështetur me informacione dhe kontakte të vlefshme studentët mbi mundësinë e sjelljes së profesionistëve francezë për të organizuar Masterklase, shfaqje apo aktivitete të ndryshme në UART.

Në takim Rektori u shoqërua me pjesëmarrjen e Zv. Rektorit Prof. Dr. Erald Bakalli, Dekanit të Fakultetit të Muzikës Prof. Dr. Isak Shehu, Dekanit të Fakultetit të Arteve të Bukura Prof. Artan Peqini si dhe Prof. Pjetër Guralumi nga Sektori i Projekteve Artistike & Shkencore.


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>