<

Aplikantët për konkurrim në UART, 2020

Afishohen listat e aplikantëve për konkurrim në programet e studimit të ofruara nga Fakultetet e Universitetit të Arteve, si më poshtë vijon:


Fakulteti i Muzikës


Fakulteti i Arteve të Bukura

 

Fakulteti i Artit Skenik

 

Ju ri-sjellim në vëmendje se regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit në programet e studimit me kohë të plotë Bachelor, në të gjitha Fakultetet e UART, për të gjitha programet e studimeve të ofruara bëhet pranë Sekretarive Mësimore duke nisur nga data 17 Gusht deri në datën 24 Gusht, 2020, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.


Dokumentacioni për t'u regjistruar në konkurset e pranimit është:


Regjistrimi pranë Sekretarive përkatëse bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të gjithë kandidatët sipas listave të mësipërme, të shkarkuara nga portali U-Albania.


Konkurset e pranimit për të gjitha programet e studimit të ofruara nga Fakultetet e Universitetit të Arteve do të zhvillohen nga data 24 Gusht 2020 deri më datën 27 Gusht 2020.


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:

 

Sa i takon masave për t'u zbatuar për distancimin social për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ftohen të interesuarit të informohen duke shfletuar rregulloren mbi "Marrjen e masave ndaj COVID-19, në Universitetin e Arteve".

 

Për informacion të mëtejshëm lidhur me konkurset e pranimit ju ftojmë të vizitoni lidhjet: