<

Konkurset 2020 në UART

Përshëndetje,
 

Konkurset e pranimit për të gjitha programet e studimit të ofruara nga Fakultetet e Universitetit të Arteve do të zhvillohen nga data 24 Gusht 2020 deri më datën 27 Gusht 2020.

Regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit në programet e studimit me kohë të plotë Bachelor, në të gjitha Fakultetet e UART, për të gjitha programet e studimeve të ofruara bëhet pranë Sekretarive Mësimore duke nisur nga data 17 Gusht deri në datën 24 Gusht, 2020, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

 

Dokumentacioni për t'u regjistruar në konkurset e pranimit është:


Regjistrimi pranë Sekretarive përkatëse bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të gjithë kandidatët sipas listës së shkarkuar nga portali U-Albania.


I gjithë kalendari i procedurave do të realizohet në zbatim të Urdhrit të përbashkët nr. 2, datë 02/07/2020 "Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, si dhe në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2020-2021".


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:



Sa i takon masave për t'u zbatuar për distancimin social për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ftohen të interesuarit të informohen duke shfletuar rregulloren mbi "Marrjen e masave ndaj COVID-19, në Universitetin e Arteve".



Për më shumë informacion ju ftojmë të shfletoni:

 

Faleminderit!