<

Thirrje për aplikime

Projekti Istropolitana 2020 - festivali i 23-të ndërkombëtar i shkollave teatrore, zhvilluar në Bratislavë, Sllovaki në datat 12-17 qershor 2020.

Akademia e Arteve Performuese është themeluar në vitin 1949 dhe është institucioni më i lartë arsimor, artistik, shkencor dhe kërkimor i akredituar në fushën e teatrit në Republikën Sllovake. Akademia e Arteve Performuese është një institucion publik i arsimit të lartë dhe përbëhet nga tre fakultete: Fakulteti i Muzikës dhe Kërcimit, Fakulteti i Teatrit, Fakulteti i Filmit dhe Televizionit. Që prej 1977 Fakulteti i Teatrit organizon festivalin më të madh ndërkombëtar të shkollave teatrale në Evropë - Projekti Istropolitana.

Ky festival është në pritje të produkteve nga studentë, kryesisht këto produkte të përqendruara mbi problemet dhe temat e të rinjve. Një qasje sa më origjinale apo qoftë dhe puna e studentëve, do të vlerësohet shumë nga komisioni i përzgjedhjes.

Afati i fundit për dërgimin e materialeve është data 1 Mars 2020. Nevojitet formulari i aplikimit elektronik (shkarko këtu - pdf) si dhe ai shtypur, video ose DVD (preferohet me postë elektronike - email) dhe të paktën 3 foto me rezolucion të lartë (për përmasa të mëdha, ju rekomandojmë të përdorni www.wetransfer.com) si dhe materiale të tjera promovuese.

Në rast se produkti juaj nuk do të jetë gati deri në afatin e përcaktuar, lutemi të informoni paraprakisht për këtë çështje.


Adresa postare:

Istropolitana Project 2020
Divadelná fakulta VŠMU, Ventúrska 3
813 01 Bratislava, Slovakia

Adresa e E-mailit:

Lutemi të dërgoni të gjitha materialet e kërkuara në adresën e emailit:

istropolitana@vsmu.sk - Jana Strizova, Communication Manager


Për rezultatet e përzgjedhjeve së performancave do të informoheni në fund të muajit Prill 2020.

Gjatë festivalit studentët dhe personeli akademik apo teknik do të pajisen me këto shërbime:

  1. akomodim dhe ngrënie për 5 netë (në formën e kuponave të ushqimit) për 12 pjesëmarrës të secilës shkollë të ftuar (përfshirë pedagogët dhe stafin teknik).
  2. biletat për shfaqjet e Projektit të Istropolitana pa pagesë (nëse i porosisni paraprakisht) ose me çmime të veçanta të festivalit.
  3. hyrje falas në seminaret, leksionet, simpoziumin dhe programet e mbrëmjeve.


Për informacione të mëtejshme, mos hezitoni të na kontaktoni. Për ata, të cilët nuk e njohin Projektin Istropolitana, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit www.istropolitanaproject.sk si dhe faqen tonë të Facebook-ut sk-sk.facebook.com/istropolitana.