<

Prehu në paqe i dashur mik e koleg!

Fjalët nuk do të mjaftojnë kurrë për të shprehur dhimbjen e thellë të ikjes së parakohshme së njërit nga ne!

Familja e kolegut dhe mikut tonë të shtrenjtë Xhevdet Feri, Universiteti i Arteve, kinematografia shqiptare, familja e madhe me pedagogë e studentë, humbi një tjetër thesar. Një aktor plot jetë, një pedagog të ditur, një intelektual dhe qytetar shembullor, një drejtues të mirë, dhe një mik të paçmuar.

Xhevdet Ferri i përket elitës. Asaj elite ku bejne pjese vetem emra te tille personazhesh, te cilet kthehen e rikthehen ne memorien e te gjitheve pa te lodhur kurre.

Ata gdhenden ne kujtesen e kohes dhe fitojne përjetesinë!

Protagonist në dhjetera filma ndër më të suksesshmit, imazhi dhe portreti i tij u kthye e mbeti një embleme e kinematografise sonë.

E jo vetem kaq, misioni i tij i hershëm dhe po ashtu i fundit ishte mësimdhenia. Një profesor i denjë për cdo auditor të artit, në cdo cep të globit. Studentet humben nje korifé të interpretimit aktorial, e ne kolegët një shëmbull për t'u pasqyruar.

Njerëz si Xhoda, që vijne me të tillë mision, nuk do të ikin kurrë pergjithmonë!

Ata thjesht largohen, për t'u kthyer e rikthyer në cdo imazh e në cdo frazë. Në lojën e çdo aktori të ri, e në punën e çdo regjisori, ata mbeten një referim i denjë në çdo epokë!

Në perëndim të cdo jete, e rëndësishme është se si është jetuar.

Profesor Xhoda jetoi qindra jetë dhe mori mijëra kënaqesi, duke lënë për ne gjurmë të shndritshme të virtyteve të mëdha.

Kjo e ben fatlum e te pavdekshem!

Prehu në paqe i dashur mik e koleg!