<
Njoftim
Të dashur Studentë,
Bazuar në Urdhërin e Rektorit me nr. 2 dt. 14/01/2020, në vijim ju njoftojmë mbi pagesën e tarifës së shkollimit për vitin akademik 2019-2020, në Universitetin e Arteve:
- Studentët e ciklit të parë të studimeve Bachelor, në Fakultetet e UART, duhet të kryejnë pagesën vjetore të tarifës së shkollimit brenda datës 31 Janar 2020.
- Studentët e ciklit të dytë të studimeve Master, në Fakultetet e UART, duhet të kryejnë pagesën vjetore të tarifës së shkollimit të ndarë në dy këste:
- Kësti i parë duhet të paguhet brenda datës 31 Janar 2020.
- kësti i dytë duhet të paguhet brenda datës 31 Maj 2020.
Për informacion mbi tarifat, ju ftojmë të konsultoheni me Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 25 dt. 30/12/2019.
Faleminderit!