Aplikimet Master, 2019
Për aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, Master profesional dhe Master i shkencave/ Master i Arteve, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, regjistrimet bëhen pranë Sekretarive Mësimore të njësive kryesore në Fakultete, përkatësisht në datën 11 Tetor 2019 deri në datën 18 Tetor 2019.
Për datat e konkurseve të pranimit do merret informacion pranë Sekretarive Mësimore në Fakultete.
Brenda datës 22 Tetor 2019 shpallen dhe afishohen listat e aplikantëve fitues në vende të dukshme, në mjediset njësive kryesore përkatëse, si dhe në faqet elektronike zyrtare (web) të IAL-së, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara.
Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues, zhvillohet pranë Sekretarive Mësimore të Fakulteteve, përkatësisht deri në datën 30 Tetor 2019.