<

Qyteti i Arteve, 2019

Në kuadrin e “Paktit me Universitetin”, dhe marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit të Arteve, Ministria e Kulturës ka shpallur thirrjen për aplikim për projekte artistike në kuadër të programit “Qyteti i Arteve” me qëllim mbështetjen e mundshme të këtij programi në kuadrin e pasurimit të jetës artistike në vend, rritjen e konkurrencës në tregun artistik si dhe për rritjen e mundësisë së personelit akademik dhe studentor që të prezantojnë arritjet më të mira krijuese dhe interpretuese në Universitetin e Arteve.

Janë të ftuar të gjithë studentët dhe pedagogët e të gjitha fakulteteve të marrin pjesë ne këtë program duke paraqitur aplikimet e tyre.

Aplikimet duhet të prezantohen në formatin Word dhe duhet të përmbajnë në mënyrë të përmbledhur:

  • Përshkrimin e projektit
  • Qëllimin e projektit
  • Kostot financiare të projektit

Aplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën zvrektor.proj@uart.edu.al dhe në hard copy ne zyrën e Zv. Rektorit brenda datës 30 Maj 2019.