<

Njoftim

Lajmërohen të gjithë personat që kanë dëshirë të aplikojnë në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë Bachelor, pranë Fakulteteve të Universitetit të Arteve dhe që kanë kryer studimet e shkollës së mesme para vitit 2018, të interesohen pranë shkollave ku kanë përfunduar këtë cikël studimi për plotësimet e formularëve A1 dhe A1Z dhe të ndjekin procedurat në vazhdimësi për aplikim në njërin nga programet e poshtë shënuar:

FAKULTETI I MUZIKËS

  1. MUZIKOLOGJI
  2. KOMPOZICION
  3. DIRIZHIM
  4. PIANO
  5. VIOLINË
  6. VIOLONÇEL
  7. VIOLË
  8. KITARË
  9. KONTRABAS
  10. FLAUT
  11. OBOE
  12. KLARINETË
  13. FAGOT
  14. KORNO
  15. TROMBË
  16. TROMBON
  17. BASTUB
  18. KANTO
  19. PEDAGOGJI MUZIKORE
  20. FIZARMONIKË KLASIKE

FAKULTETI I ARTIT SKENIK

  1. REGJI FILMI & TV
  2. REGJI
  3. AKTRIM
  4. KOREOGRAFI
  5. SKENOGRAFI-KOSTUMOGRAFI

FAKULTETI I ARTEVE TE BUKURA

  1. PIKTURË
  2. SKULPTURË


Maturantët të kenë kujdes në plotësimin e formularëve dhe të kenë parasysh kriteret.

  • Nota mesatare e shkollës së mesme duhet të jetë mbi 6.
  • Duhet të vendosni si preferencë degën/degët që dëshironi të konkurroni.

Për çdo informacion më të detajuar mbi kriteret dhe rregulloret e konkurseve, ju ftojmë të shfletoni më tej faqen ueb të Universitetit të Arteve.

Për një informacion më të zgjeruar mund të drejtoheni pranë sekretarive të Fakulteteve të UART, ose pranë zyrës së Informimit Studentor në Universitetin e Arteve. 

Adresa: Universiteti i Arteve, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Nr. 2, 1019, Tiranë.

Ju urojmë suksese!