<

Lajmërim për audicion

LAJMËRIM PËR AUDICION - Festivali ndërkombëtar i muzikës “Nei Suoni dei Luoghi” do të organizojë me datë 26 Shkurt një Audicion live për përzgjedhjen e instrumentistëve shqiptarë për të marrë pjesë në këtë event në Verën e 2018. Audicionet live do të drejtohen nga Violonçelisti i mirënjohur Enrico Bronzi.

Fakulteti i Muzikës, në bashkëpunim me organizatorët e Festivalit “Nei Suoni dei Luoghi” do të zhvillojnë një fazë preseleksionuese me regjistrime audio/video të kandidatëve pjesëmarrës, ku nga solistë, duo deri në kuintet, do të përzgjidhen për audicionin live 7-10 muzikantë. Afati final për dërgimin e linkut të linkut (youtube, vimeo etj) është data 19 Shkurt, ora 20.00. Adresa email: erasmus.uart@gmail.com.

Çdo audicion duhet të jetë me program të zgjedhur, jo më shumë se 15 minuta dhe me të paktën dy kompozime të periudhave/stileve të ndryshme. Të përzgjedhurit për në Audicionin Live do të informohen brenda ditës së Premte, datë 23 Shkurt 2018 me email. Interpretimet live do të duhet të realizohen sipas partiturës që luhet, duke nënvizuar këtu, që nuk mund të pranohen interpretime Duo Sonatash apo veprash të tjera Duo vetëm me partin Solo.

Dokumentacioni për t’u plotësuar dhe dërguar me email:

  • Formulari i Aplikimit (ju dërgohet pasi të kërkohet me email);
  • Curriculum-i artistik;
  • 1-2 fotografi me rezolucion të lartë (minimum 2 MB) që do të përdoren për broshurën e festivalit dhe poster;
  • Kopje e Passaportës;
  • Programi i Koncertit Recital (në rast të kalimit me sukses të audicionit).


Të gjitha komunikimet do të duhet të bëhen VETËM përmes adresës email: erasmus.uart@gmail.com.