<

Njoftim

Të nderuar studentë,

Në kuadër të Projektit CARTES - No 2016-1-ES01-KA107-024820, të Programit Erasmus +, nga Antonio Failde Arts School, Ourense Spanjë ofrohen 5 bursa mobiliteti për disiplinat Grafikë Design dhe Multimedia (Fotografi) për një periudhë 3 mujore secila për t'u zhvilluar gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2017-2018.

Po ashtu, Mestre Mateo School of Art and Design, Santiago de Compostella ofron 2 bursa mobiliteti për disiplinën Fashion Design për një periudhë 3 mujore secila për t'u zhvilluar gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2017-2018.

Studentët e interesuar të aplikojnë janë të lutur të konsultojnë Rregulloren për Implementimin e KA107 – International Credit Mobëlity – Mobiliteti Ndërkombëtar, të programit Erasmus+, e cila gjendët në paketën e aplikimit të studentëve. 

KUJDES!

Shkollat e sipërpërmendura janë 4 vjeçare dhe ofrojnë maksimalisht 240 ECTS. Ky detaj bën të pamundur njohjen e krediteve për studentët e vitit të dytë Master, pasi kuota e 240 ECTS mbyllet me vitin e parë Master.

Dokumentacioni për t'u dërguar me email pranë adresës erasmus.uart@gmail.com është si më poshtë:

Faza I.

  • Listë notash aktuale nga sistemi ESSE3
  • Dëshmia e gjuhës Angleze, niveli B2.

Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentave të mësipërme, 20 Shtator, ora 16.00.

Faza II.

Për ata që plotësojnë kushtin e mesatares dhe të njohjes së gjuhës së huaj vijojnë dokumentat e mëposhtëm:

Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentave të mësipërme, 22 Shtator, ora 16.00.