<

Njoftim

Në zbatim të Udhëzimit nr. 18, datë 16.08.2017, të MAS, ' “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.15, datë 19.05.2017, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe ne programet e integruara te studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2017 – 2018” ' Kreu VI/2, pika 11,”Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatëve më statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit si dhe të kandidatëve të komunitetit rom dhe egjiptian, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2017-2018”, shpallen listat përfundimtare të kandidatëve fitues të identifikuar me ID-në, duke respektuar përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale.