<

Njoftim

Publikohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore listat e kandidatëve maturantë të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet në programet e studimit të Universitetit të Arteve, për vitin akademik 2017-2018:
 

 

Ju risjellim në vëmendje që regjistrimi i kandidatëve për konkurset e pranimit bëhet pranë Sekretarive të Fakulteteve, nga ora 08:00 e datës 09 Gusht deri në orën 16:00 të datës 17 Gusht 2017.

Konkurrentët, pasi të kenë verifikuar emrin në listat e shpallura në UART (shiko më lart), të dërguara nga QSHA, pajisen me mandat arkëtimi nga Drejtoria Ekonomike, prane Rektoratit të UART, në bazë të të cilit bëjnë pagesën.

Tarifa e regjistrimit e kandidatëve për të konkurruar në një nga programet e studimit në Fakultetet e UART është 5 000 (pesë mijë) lekë, dhe do të arkëtohen nëpërmjet sistemit bankar ose zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të Universitetit të Arteve.

Kandidatet që perfitojnë nga kuotat e MAS të akorduara për shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqiperisë, për romët dhe ballkano-egjiptianet, për invalidet paraplegjikë dhe tetraplegjikë, për jetimët, të verbrit, që do të marrin pjesë në konkurset e pranimit, për programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Arteve, aplikojnë drejtpërdrejtë pranë Sekretarive të FAB, FAS, dhe FM, nga ora 08:00 e datës 09 Gusht deri në orën 16:00 të datës 17 Gusht 2017.


Regjistrimi i kandidatëve bëhet duke u bazuar në listën e sjellë nga QSHA, me këto dokumenta:

  • Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë, fotokopje);
  • Fotokopje e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave;
  • Mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit për konkurrim.



Për më shumë informacion referojuni njoftimit të dt. 26/07/2017.