<

KONFERENCA “MUZIKOLOGJIA E RE” – PRAGË

Muzika avanguardiste Çeke dhe Europiane e viteve të para të Shekullit XX.

Konferenca “Muzikologjia e Re” do të mbahet nga datat 5-8 Shtator 2016 në mjediset e organizatorëve: Departamenti i Historisë së Muzikës, Instituti i Etnologjisë, Akademia e Shkencave e Republikës Çeke , Sheshi Pushkin, Nr 9, Pragë.

Konferenca është e menduar përparësisht për studentë të PhD dhe në përgjithësi për muzikologë në fillimet e karrierës së tyre.
Konferenca do të ketë të bëjë me muzikën dhe kulturën muzikore të fund-shekullit XIX dhe fillim-shekullin XX (1890-1939) me një fokus të veçantë në aspektet Europiane Qendrore, Bohemiane dhe Moraviane të subjektit të saj.

Konferenca do të zhvillohet në anglisht dhe mirëpriten kontribute nga të gjitha disiplinat e muzikologjise si dhe kontribute të natyrës ndërdisiplinore.

Konferenca nuk ka taksë pjesëmarrjeje. Ajo do të përfshijë (falas) ekskursione në institucionet më të rëndësishme muzikologjike të qytetit, një koncert me vepra të rralla të muzikës së dhomës çeke mes dy luftërave botërore, leksione dhe një pritje.
Aplikimet janë të detyrueshme të dërgohen në Word Document, të bashkëlidhur me email në adresën e Miloš Zapletal (m.zapletal1987@gmail.com) jo më vonë se 30 Korrik 2016.

Aplikimi duhet të përfshijë:

 

  • një abstrakt në 250-300 fjalë të kumtesave; Kohëzgjatja e kumtesave të folura duhet të jetë deri në 20 minuta;
  • titulli, autori, ku punon ose ku bën pjesë, adresë emaili për kontakt;
  • informacion nëse dëshironi që organizatorët të rezervojnë akomodimin tuaj në konvikte studentësh dhe për sa netë. Kosto në konviktet e studentëve është rreth 12€/natë (338–375 CZK).


Për pyetje lidhur me konferencën, mund të dërgoni kërkesat tuaja në adresën e mësipërme të emailit