Horizon 2020
Të nderuar studiues e pedagogë të fushës së Shkencave Shoqërore,
Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë e Inovacionit –AKTI ju fton të aplikoni me projekt-propozimet tuaja në kuadër të Thirrjeve për Projekte që ka shpallur Programi Kuadër i BE-së për Kërkim-Shkencor e Inovacion- Horizon 2020.(2016-2017).
Per lehtesi informacioni bashkengjitur do te gjeni këto dokumenta:
- Nje dokument ku jane perfshire lista e thirrjeve të vlefshme për aplikim për fushen e shkencave sociale e humane te Horizon 2020 ku mund te identifikoni thirrje me interes per interesat tuaja shkencore.Për lehtësi ,titujt e thirrjeve janë të përkthyera në shqip e janë vendosur linku i Thirrjes në internet ku mund të klikoni për të shikuar hapat e aplikimit dhe linku për Programin e Punës/Working Programe të kësaj thirrje. Ky i fundit është një dokument i rëndësishëm e duhet lexuar para aplikimit ,pasi në të paraqiten orientime se cfarë objektivash apo impakti pritet nga kjo thirrje për aplikim
- Nje dokument ku jane perfshire lista e thirrjeve te vlefshme per aplikim ne Marie Slodovska Curie Actions-MSCA e ERC -European Research Counncil Grants ku jane thirrjet e linke per grantet individuale te kerkuesve
- Nje dokument ku eshte një listë të Shoqatave Europiane në fushën e kërkimeve shkencore e sociale e humane së bashku me linket e periodikeve të tyre shkencore ku jane te perfshira edhe ato te fushes se Shkencave Shoqërore
Ministria e Arsimit e Sportit paguan cdo vit nje kontribut afro 1 milion Euro në këtë program që bashkëfinancohet nga fondet IPA në mënyrë që të mundësojë pjesëmarrjen e studiuesve shqiptarë për të aplikuar në thirrjet e ndryshme që shpallen në çdo vit të programit . Nje viti i programit të Horizon 2020 përkon me periudhën nga muaji Mars në muajin Mars pasardhës Mars 2014- Mars 2015 ( viti I) , Mars 2015-Mars 2016 ( viti i II-të) ; ( Mars 2016- Mars 2017, Viti i III-te ).
Do të donim të risillnim në vemendjen tuaj se mundësitë për aplikim në Programin H2020 janë si me poshtë:
- Aplikimi si Institucion ( Projektet bashkëpunuese-Collaborative Research Projects)
- Aplikimi si Individ Studiues(Projektet individuale Kërkimore-Shkencore- Individual Research Projects
Aplikimi si Institucion ( Projektet bashëkpunuese Kerkimore- Shkencore-Collaborative Research Projects) ka dy forma:
- Aplikimi si Koordinator Projekti( Project Coordinator) çka do të thotë se Universiteti apo një prej instituteve të saj mund të shfaqë dëshirën të aplikojë në njerën prej thirrjeve si Koordinator( Drejtues) . Kjo do të kërkonte fillimisht nisjen e një procesi nga Universiteti, apo Institutit respektiv të saj për të krijuar një konsorcium apo rrjet me institute apo qendra kërkimore respektive nag vendet e BE-së apo të Ballkanit ( minimumi i anëtareve te konsorciumit është 3 dhe numri më i preferueshëm për suksess është 10-20 ) ku ti parashtroni projekt-idene e aplikimit e të marrë prej tyre miratimin që kërkojne ti bashkengjiten këtij konsorciumi.
Shënim: Kjo mënyrë aplikimi ofron më shumë fonde për institucionin por kërkon kapacitete të mira administrative, financiare e të shkrimit të projektit dhe eksperiencë në menaxhim projektesh me shuma të mëdha.
- Aplikimi si Partner Projekti/Project Partner cka do të thotë se Universitetet apo Institutet në vartesi të tij i bashkohen një konsorciumi që drejtohet nga universitete apo qendra kërkimore nga vendet e BE-së apo të rajonit, në bazë të një kërkesë që mund tu vijë prej tyre.
Si mund te ndertoni nje partneritet per aplikim ne Programin Horizon 2020:
- Çdo Universiteti , fakultet, departament , institut apo individ studiues mund të shprehë interesin e tij për partneritet në thirrje të caktuara duke u regjistruar në portalin CORDIS Për të aplikuar në këtë mënyrë çdo institut apo individid studiues i Shkencave Shoqërore duhet të regjistrohet e të shprehë interes për partneritet në portalin CORDIS https://cordis.europa.eu/partners/web/guest/home duke cituar në mënyrë të qartë se tek cila Thirrje kërkoni të jeni partnerë . Nëse keni vështirësi të regjistroheni në këtë portal , na kontaktoni tek kjo adrese E-mail: ardit.gjipali@akti.gov.al;/ julian.zaimi@akti.gov.al;
- Nje mundesi per partneritet eshte te regjistroheni ne rrjetin e COST ( European Cooperation in Science and Techology) qe emertohet Individuals, Societies , Cultures and Health ( ISCH) http://www.cost.eu/COST_Actions/all_actions/?text=&action=IS
- Te kontaktoni me kolege ne universitete te tjera te rajonit apo BE apo me kolege nga universitete qe keni marreveshje bashkepunimi apo binjakezimi nese jane duke u pergatitur per te aplikuar ne njeren nga keto thirrje e te shprehi interesin per partneritet
Aplikimi si Individ Studiues(Projektet individuale Kërkimore-Shkencore- Individual Research Projects
- Mund të aplikoni si Individe Studiues/Individual Researcher
Shënim: Për këto aplikime mund të zgjidhni Marie Slodovska Curie Actions - MSCA dhe ERC Grant - Grantet e Këshillit Europian të Kërkimit Shkencor. Këtu mund të aplikojnë individë që janë në proces doktorature por kryesisht ata që janë në proces posdoktorature nga 5 deri ne 10 vjet apo me shume. Bashkengjitur eshte edhe lista e thirrjeve per MSCA e ERC.
Thirrje me interes për aplikim janë edhe ato që lidhen me tematikat e Horizon 2020 si:
- Përhapja e Ekselences Shkencore e Zgjerimi i Pjesëmarrjes- Spreading Excellence and Widening Participation dhe
- Shkenca me dhe për Shoqerine- Science with and for Society.
Për interesat tuaj shkencore e profesionale dhe mundësive për partnerite të mundshme , sic e permendem me lartbashkëngjitur po ju dërgojm një listë të Shoqatave Europiane në fushën e kërkimeve shkencore e sociale e humane së bashku me linket e periodikeve të tyre shkencore ku jane te perfshira edhe ato te fushes tuaj. Anëtarësimi dhe pjesëmarrja në kongreset, seminaret apo konferencat e tyre të pervitshme është një mundësi për të krijuar partnerite e kontakte në dobi të projekteve të mundshme të Horizon 2010.
MATERIALI I BASHKENGJITUR (shkarko pdf)
Për çdo problem apo paqartësi mund të na kontaktoni çdo ditë nga e Hëna në të Premte përmes adresës se e-mail:
julian.zaimi@akti.gov.al; ardit.gjipali@akti.gov.al; dhe mund te kontaktoni me Pikën Kombetare te Kontaktit- NCP që mbulon edhe fushen e Shkencave Shoqërore:
Mrs Elona Dhembo - Albania
Inclusive, innovative and reflective societies
Organisation name: University of Tirana
Address: Bulevardi Gjergj Fishta, , Tirane, Albania
Tel: 3554223036 - Fax:
elona.dhembo@fshs.edu.al - Website: http://www.unitir.edu.al/index.php/sq/2014-07-09-10-56-45/fakultetet/fakulteti-i-shkencave-sociale