<

Lajmërim për aplikim

Fakulteti i Muzikës, Universiteti i Arteve, Tiranë dhe Konservatori i Muzikës “Giuseppe Tartini”, Trieste kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në kuadër të programit Erasmu+ (Mobility for learners and staff –Higher Education Student and Staff Mobility).

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, për periudhën Janar-Qershor 2016, studentë të Fakultetit të Muzikës mund të apilokojnë për të studiuar në Konservatorin e Muzikës “Giuseppe Tartini” të Triestes, sipas kushteve të mëposhtme:

  1. Kohëzgjatja 3/6 Muaj
  2. Bursa mujore përcaktohet sipas Erasmus + dhe Agjencisë Kombëtare Italiane.
  3. Studentët pjesëmarrës duhet të jenë në vitin I ose II Bachelor, dhe viti I Master.
  4. Aplikantët duhet të kenë njohuri shumë të mira (minimalisht niveli B1) të gjuhës angleze ose italiane.

Afati përfundimtar i aplikimit është data 31 Tetor 2015. Aplikimet dorëzohen pranë Sekretarisë mësimore të Fakultetit të Muzikës.

Shkarko formularin e aplikimit

Për informacion të mëtejshëm vizitoni: www.conservatorio.trieste.it