<

Njoftim

Në Universitetin e Arteve më datë 26.08.2015 filluan Konkurset e pranimit për vitin akademik 2015-2016, në të gjitha programet e studimit të ciklit të parë Bachelor, me kohë të plotë.

Konkurset e pranimit për programet e studimit të ofruara nga UART janë në zbatim të akteve ligjore në fuqi dhe konkretisht; të kuotave të përcaktuara nga VKM Nr. 638, datë 22.07.2015, Udhëzimit Nr. 24, datë 31.07.2015 të MAS “Për zhvillimin e konkurseve të pranimit dhe tarifën e regjistrimit për konkurrim në disa programe studimi të ciklit të parë me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015-2016”, si dhe Urdhrit Nr. 74, datë 31.07.2015 të Rektorit të UART, “Mbi masat që duhen marrë për zhvillimin e konkurseve të pranimit dhe tarifën e regjistrimit për konkurrim, për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2015-2016, në Fakultetet e Universitetit të Arteve”.

Në Fakultetin e Muzikës për të gjitha programet e studimit konkurrojnë gjithsej 137 maturantë, në Fakultetin e Artit Skenik për të gjitha programet e studimit konkurrojnë gjithsej 112 maturantë si dhe në Fakultetin Arteve të Bukura për të gjitha programet e studimit konkurrojnë gjithsej 130 maturantë. Në total në Universitetin e Arteve konkurrojnë për programet e studimit të ciklit të parë Bachelor me kohë të plotë gjithsej 379 konkurrentë. 

Universiteti i Arteve ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e të gjithë procedurës së konkurseve. Dita e parë e konkurseve të pranimit në UART kaloi pa asnjë problem.

Konkurset e pranimit për ciklin e parë të studimeve në Universitetin e Arteve zgjasin tre dite dhe rezultatet përfundimtare dërgohen në MAS brenda datës 29.08.2015.


REKTORATI I UNIVERSITETI I ARTEVE