<

Konkurset 2015 në UART

Bazuar në Urdhërin e Rektorit të Universitetit të Arteve Nr. 74, Datë 31/07/2015, dhe në Udhëzimin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 24 Datë 31/07/2015, ju njoftojmë me sa më poshtë:

  • Pranimet në të gjitha programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë në Universitetin e Arteve, për vitin akademik 2015 - 2016, do të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore dhe rezultateve të fituara në konkursin e pranimit, të organizuar nga FAB, FAS dhe FM, të UART;
     
  • Kandidatët, të cilët konkurrojnë për një program studimi në vitin akademik 2015 - 2016, në programet e studimeve të ciklit të parë me kohë të plotë në, FAKULTETET E Universitetit të Arteve, kriteri i vecantë është: vlerësimi për shkollën e mesme llogaritet në masën 30%, (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe të gjithë provimet e Maturës Shtetërore) dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 70%;
     
  • Pikët maksimale që mund të fitojë një kandidat në konkurim në një program studimi në vitin akademik 2015 - 2016, në programet e studimeve të ciklit të parë me kohë të plotë në fakultetet e UART, janë: nga 240, sipas programit, mbështetur në Udhëzimin nr. 24, datë 31/07/2015, të MAS;
     
  • Kandidati, që nuk arrin të fitojë pikët minimale, prej 60, të percaktuar në Udhëzimin nr. 24, datë 31/07/2015, të MAS, në programin e studimit për të cilin konkurron, nuk fiton të drejtën e studimit;
     
  • Konkurset e pranimit për në fakultetet e Universitetit të Arteve, zhvillohen: nga data 26/08/2015 deri në datën 29/08/2015, në ambientet e fakulteteve; Hyrja e konkurrentëve, do të lejohet vetëm nga hyrja kryesore e Universitetit të Arteve (Sheshi Nene Tereza); Orari i zhvillimit të konkurseve në fakultete për cdo program studimi përcaktohet me urdhër të vecantë të dekanëve të fakulteteve;
     
  • Tarifa e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit, në të gjitha programet e studimit në fakultetet e Universitetit të Arteve është: 5000 (pesë mijë) lekë.
    Tarifa e regjistrimit per konkurrim, ne programet e studimit te ciklit te pare ne fakultetet e UART, arketohen nepermjet sistemit bankar ose zyrave te Postes Shqiptare, per llogari te Universitetit te Arteve.
    Konkurentet, pajisen me mandat arketimi, nga Drejtoria Ekonomike, prane Rektoratit te UART, ne baze te te cilit bejne pagesen.
     
  • Regjistrimi i kandidatëve për konkurset e pranimit bëhet pranë Sekretarive të fakulteteve, nga data 12/08/2015 deri në orën 12:00 të datës 18/08/2015. Veprimet e regjistrimit kryhen nga ora 8:30 deri në orën 18:00;
     
  • Regjistrimi i kandidatëve bëhet duke u bazuar në listën e sjellë nga AKP, pranë MAS, për të gjithë kandidatët që kanë plotësuar formularin A2;
     
  • Kandidatet që perfitojnë nga kuotat e MAS të akorduara për shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqiperisë, për romët dhe ballkano-egjiptianet, për invalidet paraplegjikë dhe tetraplegjikë, për jetimët, të verbrit, shtetasit e huaj si dhe kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi apo transferim studimesh, që do të marrin pjesë në konkurset e pranimit, për programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Arteve, aplikojnë drejtpërdrejtë pranë Sekretarive të FAB, FAS, dhe FM;
     
  • Regjistrimi i kandidatëve për konkurset në fakultetet e UART bëhet sipas këtyre dokumentave:

a) për shtetasit e RSH:

1) letërnjoftimit ID;
2) fotokopje e diplomës dhe listës së notave të shkollës së mesme të noterizuar;
3) transfertë bankare, pagesa e tarifës së regjistrimit, në llog. bankare të UART.

b) per shqiptaret jashte kufijve te RSH:

1) pasaportë për jashtë shtetit;
2) fotokopje e diplomës dhe listës së notave të shkollës së mesme të noterizuar;
3) transfertë bankare, pagesa e tarifës së regjistrimit, në llog. bankare të UART.

  • Sekretaritë e FAB, FAS dhe FM, në momentin e rregjistrimit të kandidatit për konkurrim në një nga programet e studimit, e pajisin konkurentin me "Fletën e Regjistrimit".

Fleta e Regjistrimit ka këtë përmbajtje:

a. Emri dhe Mbiemri i kandidatit
b. Programi i Studimit në të cilin konkuron
c. Orën, datën, muaji, viti mësimor, ambjentin, për t'u paraqitur në konkurim;
d. Data, muaji, viti mësimor dhe ora e regjistrimit.

Fleta e regjistrimit pregatitet në 2 (dy) kopje, dhe firmoset nga K/Sekretarja e Fakultetit dhe kandidati për konkurs;


Për më tepër informacion:

Urdhëri i Rektorit të Universitetit të Arteve Nr. 74, Datë 31/07/2015 (pdf)

Udhëzimii i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 24 Datë 31/07/2015 (pdf)