Ndal dhunës në auditorët e dijes..
Ndal dhunës në auditorët e dijes..
Sot më datë 27.04.2015 ora 12.00, përpara hyrjes qendrore, Universiteti i Arteve në mbështetje të solidarizimit me Shoqatat e Universiteteve Evropiane në kujtim të viktimave të sulmit makabër në Universitetin Garissa në Kenia ku humbën jetën 147 studentë të pafajshëm më 2 Prill të këtij viti, iu bashkua apelit njerëzor për të ndaluar të gjitha aktet e dhunshme në ambientet universitare kundër studentëve dhe lirive akademike.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në kultin e dijes ka nxitur një lëvizje botërore për ti thënë ndal dhunës në auditorët e dijes por jo vetëm.
Këtij solidarizimi të ndërmarrë nga Shoqata e Universiteteve Evropiane, ju bashkua edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit si dhe të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri.
Fjala e Rektorit të Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj.
" Të dashur studentë, Të nderuar anëtarë të stafit akademik dhe punonjës të Universitetit të Arteve:
Universiteti i Arteve në mbështetje të solidarizimit me Shoqatat e Universiteteve Evropiane në kujtim të viktimave të sulmit makabër në Universitetin Garissa në Kenia, ku humbën jetën 147 studentë të pafajshëm më 2 prill të këtij viti, i bashkohet apelit njerëzor për të ndaluar të gjithë aktet e dhunshme në ambientet universitare, kundër studentëve dhe lirive akademike.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në kultin e dijes, si një akt i pa precedent, në mbarë botën Universitare ka nxitur një lëvizje botërore për ti thënë ndal dhunës në auditorët e dijes por jo vetëm. Këtij solidarizimi të ndërmarrë nga Shoqata e Universiteteve Evropiane, i bashkohen edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit si dhe të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri.
Ky apel njerëzor sadopak le të ndalë cilindo që mendon ose ndërmerr akte të tilla të dhunshme në ambientet universitare, kundër studentëve dhe njëkohësisht kundër lirive akademike. Rektorati i Universitetit të Arteve, Ju fton të gjithëve për tu solidarizuar me dhimbjen e familjeje të 147 studentë të pafajshëm, viktima të sulmit makabër në Universitetin Garissa në Kenia, në 2 prill të këtij viti.
Ju Ftoj për të mbajtur një minutë heshtje...
U prehshin në paqe!
Zoti i dhëntë kurajë dhe forcë familjarëve për të kaluar këtë moment të rëndë për ta!
Ju ftoj për një duartrokitje në kujtim të studentëve!
Ju faleminderit! "