<

Bashkepunime

Më 24 Nëntor 2014, Rektori i UART, Prof. Petrit Malaj, priti në një takim zyrtar Drejtorin e Akademisë Kombëtare të Artit Dramatik “Silvio d’Amico” në Romë, Z. Lorenzo Salveti dhe Këshilltaren e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Znj. Miriam Bellucci Tassi. Kjo vizitë vjen pas kontakteve të vazhdueshme për vendosjen e mundësisë së bashkëpunimit dypalëshe.

Akademia Kombëtare e Arteve Dramatike “Silvio d'Amico” është një shkollë kombëtare e teatrit në Romë, Itali, e themeluar në vitin 1936 nga teoricieni, kritiku teatror dhe shkrimtari Silvio D'Amico. Akademia është shkolla e vetme shtetëror për edukimin/trajnimin e aktorëve dhe regjisorëve të teatrit. Akademia jep grada akademike ekuivalente me diplomë të Arteve. 
Duke qenë një shkollë me vlera të mëdha për artin dramatik, nga ku kanë dalë profesionistë të skenës si: Margherita Buy, Vittorio Gassman, Luigi Lo Cascio, Anna Magnani, Nino Manfredi, Monica Vitti, etj., Universiteti i Arteve e sheh si një mundësi për përfitimin nga eksperiencat e suksesshme të kësaj akademie.

Pas firmosjes së Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy institucione, u zhvillua dhe një takim me drejtues, pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Artit Skenik të UART. Gjatë të cilit u diskutua edhe mbi mundësitë për bashkëpunime konkrete në realizimin e projekteve teatrore.

Akademia “Silvio d’Amico” është një nga themelueset e një rrjeti ndërkombëtar midis Shkollave kryesore evropiane, E:UTSA (Evropë: Unioni i Shkollave të Teatrit dhe Akademive). Ky rrjet i përbërë nga shkolla prestigjioze evropiane të artit skenik është një mundësi e mirë për UART për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimeve në këtë fushë dhe më gjerë. Gjithashtu, Drejtori Salveti theksoi dhe njëherë mbështetjen për anëtarësimin e Universitetit të Arteve në këtë shoqatë evropiane nga Akademia “Silvio d’Amico”.


Foto Galeri