Njoftim
Aplikimet ne programet e studimit te ciklit te dyte me kohe te plote "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave"/ "Master i Arteve te Bukura" behen prane sekretarive mesimore te Fakulteteve te UART, nga data 20.10.2014 deri ne date 29.10.2014, prej ores 08:00 deri ne oren 16:00.
Kane te drejte te aplikojne per programet e ciklit te dyte kandidatet qe:
- Kane perfunduar ne Republiken e Shqiperise me sukses studimet dhe jane pajisur me diplomen perkatese, ne nje program te ciklit te pare "Bachelor" ose ne nje program te integruar te studimeve te ciklit te dyte, i cili rezulton i akredituar ne momentin e diplomimit te studentit.
- Jane diplomuar jashte vendit ne nje program studimi te ciklit te pare "Bachelor" ose ne nje program te integruar te studimeve te ciklit te dyte dhe kane kryer njesimin e diplomes prane MAS.
Kandidati paraqitet personalisht dhe dorezon dokumentacionin e meposhtem:
- Diplome, ose fotokopje te saj te njesuar me origjinalin, te ciklit te pare te studimeve te perfunduar ne Republiken e Shqiperise. Per diplomat e fituara jashte vendit, vertetimin e njohjes ne Republiken e Shqiperise, te leshuar nga MAS, te diplomes se ciklit te pare te studimeve te perfunduar jashte vendit, te shoqeruar me fotokopje te diplomes te njesuar me origlinalin, ose, ne mungese te saj, te nje dokumenti tjeter zyrtar mbi bazen e te cilit eshte kryer njesimi ne Republiken e Shqiperise, te leshuar ne vendin ku ka kryer studimet, qe i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare ne vendin perkates;
- Diplomen e Matures Shteterore se bashku me çertifikaten e notave ose fotokopje te tyre te njesuar me origjinalin, e konfirmuar nga njesia perkatese arsimore vendore (DAR/ZA). Kandidatet qe kane perfunduar shkollen e mesme perpara hyrjes ne fuqi te vendimit nr. 876, date 3.11.2010 te Keshillit te Ministrave "Per disa ndryshime ne Vendimin nr. 78, date 8.2.2006 te Keshillit te Ministrave "Per krijimin e Matures Shteterore dhe pranimet ne shkollat e larta publike" (i ndryshuar), paraqesin Deftesen e Pjekurise (origjinal ose ne rast fotokopjeje te saj, te njesuar me origjinalin, te konfirmuar nga njesia perkatese arsimore vendore DAR/ZA).
Ne rast se kandidatet kane perfunduar shkollen e mesme perpara hyrjes ne fuqi te Vendimit te KM nr. 876, date 3.11.2010 "Per disa ndryshime ne Vendimin nr. 78, date 8.2.2006 te Keshillit te Ministrave "Per krijimin e Matures Shteterore dhe pranimet ne shkollat e larta publike (te ndryshuar)", dhe kane dhene me sukses (me rezultate kaluese) provimet me zgjedhje te Matures Shteterore, paraqesin edhe dokumentin perkates te leshuar nga Agjencia Kombetare e Provimeve.
Ne qofte se kandidatet nuk posedojne deftese pjekurie te shkolles se mesme, duhet te paraqesin dublikate te defteses se pjekurise, te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme ku ka perfunduar shkollen dhe te konfirmuar nga njesia perkatese arsimore vendore (DAR/ZA), ose dokumentin e leshuar nga Arkivi i Shtetit se bashku me listen e notave.
Kandidatet qe kane kryer shkollen e mesme jashte vendit duhet te dorezojne dokumentin e njohjes te leshuar nga AKP, te shoqeruar me fotokopje te njesuar me origjinalin ne Republiken e Shqiperise, te perkthyer ne gjuhen shqipe, nese eshte leshuar ne gjuhe te huaj, te diplomes se Matures Shteterore se bashku me çertifikaten e notave, ose diplomes/ defteses se shkolles se mesme te fituar ne vendin perkates, se bashku me çertifikaten e notave, te legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, te vendit ku ka perfunduar studimet, te njohura ne Republiken e Shqiperise ose te nje dokumenti te leshuar nga autoritetet arsimore kompetente mbi bazen e te cilit eshte kryer njohja nga MAS;
- Formularin e aplikimit sipas formatit te Shtojces nr. 1, bashkelidhur Udhëzimit te Ministrit te Arsimit dhe Sportit Nr. 46, Dt. 20/10/2014;
- Mandat pagesen e tarifes se aplikimit prej 2.500 leke, paguar prane zyrave te Postes Shqiptare per llogari te UART;
- Fotokopje te dokumentit te identifikimit (karte identiteti, leternjoftim ose pasaporte);
- Dy fotografi personale.
Regjistrimi i kandidateve ne programet e studimit ku jane shpallur fitues zhvillohet nga data 04.11.2014 deri ne daten 10.11.2014, prej ores 08:00 deri ne oren 16:00 prane sekretarive mesimore te Fakulteteve te Universitetit te Arteve.
Kandidati nuk mund te ndjeke njekohesisht dy programe studimi ne IAL publike dhe/ ose private. AKP pas verifikimit i kerkon IAL-ve ta çregjistroje ate.
Udhëzim i Ministrit te Arsimit dhe Sportit Nr. 46, Dt. 20/10/2014.
Vendim i Këshillit të Ministrave për KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË PËR PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË, “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE”/”MASTER I ARTEVE TË BUKURA”, PËR VITIN AKADEMIK 2014 – 2015.