<

Njoftim

Proçedura e regjistrimit online te kandidatit ne programin e studimit qe ka fituar në portalin e Matures Shteterore, eshte si me poshte:

Regjistrimin online kandidati e kryen nga cilido kompjuter qe ka akses ne internet, nga data 17 Shtator deri ne oren 24:00 te dates 22 Shtator, 2014.

Portali i Matures Shteterore

Kur kandidati nuk arrin te realizoje proceduren e regjistrimit online, ai do te paraqitet prane Sekretarive te Fakulteteve te UART ku eshte shpallur fitues, dhe Sekretaria do te kryeje proceduren regjistrimit online te kandidatit. Regjistrimet online prane Sekretarive te Fakulteteve kryhen nga data 17 Shtator deri me daten 22 Shtator, nga ora 08:00, deri ne oren 18:00.

Kandidati qe paraqitet per te kryer regjistrimin on-line prane Sekretarive te fakulteteve, paraqet vetem dokumentin e identifikimit (karte ID ose pasaporte).

Studentet qe kane te drejten te bejne dy zgjedhje ne momentin e regjistrimit online, nenshkruajne nje deklarate ne Sekretarine mesimore sipas modelit te dhene.
Sekretaria e fakultetit pajis menjehere kandidatin me flete-regjistrimin ne preferencen e perzgjedhur ku shenohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data dhe ora e regjistrimit. Fleta e regjistrimit e vulosur nenshkruhet nga Dekani dhe K/Sekretarja e Fakultetit.

Kandidatet te cilet nuk kryejne regjistrimin paraprak (on-line ose ne Sekretarite e Fakulteteve), brenda datave te percaktuara (data 17 Shtator deri me daten 22 Shtator, nga ora 08:00, deri ne oren 18:00) per çfaredolloj arsyeje, humbasin te drejten e regjistrimit dhe te vazhdimit te proçesit. Keta kandidate nuk do te perfshihen ne listen perfundimtare te fituesëve.


Sekretarite e Fakulteteve nga data 1 Tetor deri me 7 Tetor 2014, prej ores 08:00 deri ne oren 18:00, pranojne dokumentacionin plotesues per te gjithe kandidatet fitues.

Kandidatet dorezojne personalisht dokumentacionin plotesues te meposhtem:

  • Dokumentin e identifikimit (karte identiteti ose pasaporte) (fotokopje);
  • 2 fotografi personale;
  • Mandat arketimi te tarifes se regjistrimit prej 1.600 Leke, paguar prane zyrave te Postes Shqiptare per llogari te UART;
  • Deklaraten e paraqitur sipas udhezimit Nr. 30 Dt. 12.09.2014  te MAS, e cila plotesohet dhe firmoset nga kandidati ne prani te Sekretares se Fakultetit dhe kunderfirmoset nga kjo e fundit.


--------------------------------------------------------------------------

Urdher i Rektorit te Universitetit te Arteve Nr. 75, dt. 08/09/2014.

Materiali