<

Njoftim, konkurset 2014 ne UART

Regjistrimi i kandidatëve për konkurset e pranimit bëhet pranë sekretarive të Fakulteteve të UART duke filluar nga data 21 gusht 2014 , deri në orën 12.00 të datës 28 gusht 2014. Sekretaritë mësimore të fakulteteve në UART, kryejnë veprimet e rregjistrimit të kandidatëve për konkurim nga ora 08:00 deri në orën 18:00. 

Regjistrimi i kandidatëve bëhet duke u bazuar në listën e dërguar nga AKP për të gjithë kandidatët që kanë plotësuar formularin A2.

Kandidatët që përfitojnë nga kuotat e akorduara për Shqiparët jashtë kufijve të vendit, të verbrit, Romët dhe Ballkano-Egjiptianët, invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimët, shtetasit e huaj si dhe kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi apo transferim studimesh, që do të marrin pjesë në konkurset e pranimit për programet e studimit të ofruara nga UART, aplikojnë drejtpërdrejt pranë sekretarive të Fakulteteve në Universitetin e Arteve.

Regjistrimi i kandidatit bëhet nëpërmjet një mjeti identifikimi personal:

  1. Për kandidatët shtetas të Republikës së Shqipërisë regjistrimi bëhet me paraqitjen e kandidatit i cili duhet të tregojë dokumentin e indetifikimit personal (kartë identiteti ose pasaportë për jashtë shtetit) si dhe vërtetimin e pagesës së tarifës së regjistrimit në favor të UART;
  2. Për kandidatët nga trojet regjistrimi bëhet me paraqitjen e kandidatit i cili duhet të tregojë dokumentin e indetifikimit personal (kartë identiteti ose pasaportë për jashtë shtetit), fotokopje e dipllomës e shkollës së mesme e noterizuar si dhe vërtetimin e pagesës së tarifës së regjistrimit në favor të UART.

Në momentin e rregjistrimit kandidati për konkurs pajiset nga sekretaria e fakultetit me Fletën e Regjistrimit. Kjo fletë përmban:

  1. Emrin dhe mbiemrin e kandidatit.
  2. Programin e studimit në të cilin konkuron.
  3. Datën dhe orën e paraqitjes për konkurim.
  4. Datën dhe orën e rregjistrimit.

Kjo fletë të përgatitet në 2 kopje dhe të firmoset nga sekretaria e fakultetit dhe kandidati për konkurs.

Tarifa e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit, në të gjitha programet e studimit në Universitetin e Arteve është 5.000 (pesë mijë) lekë. (Tarifa e regjistrimit për konkurim në programet e studimit të ciklit të parë në UART, të arkëtohet nëpërmjet sistemit bankar ose zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të UART.)


Konkurset e pranimit në UART do të zhvillohen nga data 01 shtator 2014 deri në datën 05 shtator 2014.

Hyrja e konkurrentëve do të lejohet vetëm nga hyrja kryesore përballë Sheshit Nënë Tereza. Hyrja e tyre do të lejohet vetëm kundrejt paraqitjes së dokumentit të identifikimit.


Pranimet në të gjitha programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë në Universitetin e Arteve, për vitin akademik 2014-2015, të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore dhe rezultateve të fituara në konkursin e pranimit, të organizuar nga fakultetet e UART. Në Universitetin e Arteve rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithë provimet e Maturës Shtetërore), të llogariten në masën 30% dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 70%.

Pikët maksimale që mund të fitojë një kandidat në konkurrim në një nga programet e studimit të UART janë të përcaktuara në Udhëzimin Nr. 20, datë 06.08.2014 të MAS. Kandidati i cili nuk arrin të fitojë pikët minimale të përcaktuara në Udhëzimin Nr. 20, datë 06.08.2014 të MAS, në programin e studimit për të cilin konkurron, nuk fiton të drejtën e studimit.

------------------------------------------------------------------------------------

Urdher i Rektorit te Universitetit te Arteve Nr. 45, dt. 08/08/2014.

Materiali

Urdher i Ministrit te Arsimit dhe Sportit Nr. 20, dt. 06/08/2014.

Materiali