Konferenca per shtyp
Sot Universiteti i Arteve, gjatë Festivalit të Librit dhe të Artit, mori pjesë në konferencën për shtyp, si partner i projektit “ArTVision, A Live Art Channel”, ku mbajti fjalën dhe Rektori i UART Prof. Petrit Malaj.
Gjatë fjalës së tij, Rektori Malaj, evidentoi bashkëpunimin në këtë projekt mes partnerëve nga: 2 vende të Bashkimit Europian (Italia dhe Kroacia); 2 Rajone Italiane si Puglia dhe Veneto; e ndërkohë, 5 partnerë teknikë, ku Universiteti i Arteve është i vetmi partner që shfaqet në një 360-gradësh të krijimtarisë dhe performancës artistike.
“Vetë specifika e Universitetit të Arteve me tre fakultete në përbërje të tij, na ka lejuar të jemi unikë në këtë partnership, si dhe të kemi një gamë produktesh të projektit, e cila do të mbulojë sa Artet e Bukura, ashtu Artin Skenik, sa Muzikën aq edhe vetë identitetin e institucionit tonë në dekada.” – u shpreh Rektori Malaj.
Në mbyllje të fjalës së tij, Rektori Malaj shprehu mirënjohje për “... vizionin e stafit drejtues të Universitetit të Arteve, për t’i shndërruar në laboratorë produktivë bashkëkohorë auditoret dhe atelietë tona. Përmes ArTVision të pasqyrojë dinamikisht, polivalencat e reja të punës sonë të përditshme akademike, kërkimore shkencore, artistike e produktive.”
Më pas mbajten fjalen përfaqësues të partnerëve, Ministria Shqiptare e Kulturës dhe Rajoni i Puglias.