<

Vizita zyrtare

Më 24 Mars 2014, Rektori i UART, Prof. Petrit Malaj, priti në një takim Rektorin e Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana. Kjo vizitë vjen pas takimit të dy rektorëve në Universitetin Beder në muajin shkurt 2014, dhe si një mundësi për të prezantuar më nga afër punën akademike dhe artistike të UART.

Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) filloi funksionimin e saj në prill të vitit 2011. Ky institucion i arsimit të lartë ofron programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë në fushën e degëve sociale. Në këtë universitet studiojnë studentë jo vetëm nga Shqipëria por nga mbi 15 vende të ndryshme të botës.

Të dy rektorët duke bërë një prezantim të shkurtër të punës akademike dhe strukturave të universiteteve respektive, nënvizuan dhe fushat ku mund të gjendeshin mundësi bashkëpunimi mes tyre.
Në fund të takimit Rektori i UART, Prof. Petrit Malaj e shoqëroi të ftuarin në disa prej ambienteve të UART.


Foto galeri