<

Suksese te arritura nga studentet e UART

Më 25 Maj 2013, tre studentë të Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Arteve Tiranë, përkatësisht: Bledian Ibrahimllari, Polikseni Hasani dhe Elton Vaska, të shoqëruar nga pedagogu i Skulpturës Monumentale Arben Bajo, përfaqësuan denjësisht Universitetin tonë në edizionin e XX-të të “Çmimit Ndërkombëtar për skulpturën EDGARDO MANNUCCI” në Arcevia, Itali.

Ky konkurs ndërkombëtar i përvitshëm është shumë i rëndësishëm për artistët e rinj të Akademive dhe Shkollave të Larta të Artit në Itali dhe në Botë, ku krahas lidhjeve që krijohen mes institucioneve bëhet dhe promovimi i artistëve të rinj.

Studenti Bledian Ibrahimllari mori çmimin e parë me veprën e tij në allçi TORS.

Universiteti i Arteve falenderon studentët Bledian Ibrahimllari, Polikseni Hasani dhe Elton Vaska, si dhe pedagogun Arben Bajo për përfaqësimin e suksesshëm të Universitetit tonë në këtë aktivitet ndërkombëtar dhe i urojmë Suksese në aktivitete të tjera.