Informacion
Te dashur miq,
Edhe në vitin 2014 tre të rinj/të reja shqiptarë/e të diplomuar në fusha të ndryshme studimi, të interesuar për politikën dhe që kanë njohuri të mjaftueshme të gjermanishtes, do të mund të marrin pjesë në programin e „Praktikës Ndërkombëtare Parlamentare“ (IPS). Ky program, i cili realizohet në bashkëpunim mes Bundestag-ut Gjerman, Universitetit të Lirë të Berlinit, Universitetit „Humboldt“ të Berlinit dhe Universitetit Teknik të Berlinit, do të zhvillohet në periudhën 01.03. deri më 31.07.2014.
Dokumentet e aplikimit mund të tërhiqen në internet dhe duhet të dorëzohen në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, brenda datës 30 qershor 2013.
Për hollësi të tjera mund të lexoni materialet informuese dërguar bashkëngjitur si dhe të vizitoni faqen e internetit:
- Internationales Parlaments-Stipendium in Berlin (IPS)
- Albanischer Verein der Bundestagsstipendiaten
- Deutscher Bundestag
- IPS-Infobroschüre