<

Ura me Tri Harqe

Në datat 20- 21 Maj 2013 në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë (Salla e Madhe, Galeria FAB, Black Box) do të zhvillohet aktiviteti i përvitshëm artistik “Ura me Tri Harqe”.

Ky është një ndër aktivitet më të rëndësishme kulturore-artistike ku tre institucione të hapësirës mbarë shqiptare, Universiteti i Arteve në Tiranë, Fakulteti i Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe Fakulteti i Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, një herë në vit, sjellin punimet më të mira të degëve të ndryshme të artit të realizuara nga studentë dhe pedagogë të këtyre institucioneve. 

Aktiviteti do të përfshijë:

  • koncert të përbashkët;
  • ekspozitë e arteve të bukura;
  • shfaqje teatrale;
  • filma me metrazh të shkurtër.


Ditën e Hënë, datë 20 Maj 2013, ora 12:00 do të mbahet konferenca për shtyp në prani dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Universitetit të Arteve Tiranë, Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku do të prezantohet programi artistik që do të realizohet gjatë eventit “Ura me Tri Harqe”.