<

Aktivitete ne UART

Në datë 25 Mars 2013, në ambientet e Universitetit të Arteve u organizua seminari i hapur i baletit gjithëpërfshirës në bashkëpunim me Këshillin Britanik.

Këshilli Britanik mundësoi sjelljen e kompanisë së Kërcimit Candoco, një kompani e kërcimtarëve me dhe pa aftësi të kufizuara.
Në seminarin hapur, të drejtuar nga tre balerinë britanikë të kompanisë Candoco, morën pjesë kryesisht studentë të degës Koreografi në Universitetin e Arteve si dhe të ftuar persona me aftësi të kufizuar.

Ky seminar gjithëpërfshirës do kombinojë teknikat bashkëkohore të kërcimit dhe qëllimin krijues koreografik, duke i ftuar pjesëmarrësit për të shqyrtuar idetë dhe të udhëhiqen për të krijuar lëvizjen e tyre.


Kompania Candoco është një kompani britanike e themeluar ne 1991, e cila ka si qëllim krijimin e përvojave të mira dhe gjithëpërfshirëse për publikun dhe pjesëmarrësit që emocionojnë dhe zgjerojnë perceptimet e artit dhe aftësisë duke vendosur në qendër të punës njerëzit dhe bashkëpunimin mes tyre.

Kompania e Kërcimit ‘Candoco’, ka marrë pjesë me një performim mahnitës në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Paralimpike në Londër 2012. Kjo kompani do të performojë ditën e martë, 26 Mars 2013, në sallën e madhe të Universitetit të Arteve në një shfaqje Dans Teatër “Pjesë me Tre Akte”.