<
Informacion
REKTORATI I UNIVERSITETI TE ARTEVE, NË VIJIM TË PROÇEDURAVE TË VITIT TË RI AKADEMIK 2012–2013 PËR CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE ME KOHË TË PLOTË, JU NJOFTON SE:
Në Udhëzimin Nr. 12 datë 11.07.2012, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për zhvillimin e konkurseve të pranimit, tarifën e rregjistrimit për konkurim, në disa programe studimi të ciklit të parë me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2012–2013”, pika 8, pika 9, pika 14 dhe pika 15, citohet si më poshtë:
- Periudha e rregjistrimit për konkurs në Universitetin e Arteve do të jetë nga data 16 GUSHT–27 GUSHT, ora 12.00, pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit.
- Datat e Konkursit të pranimit do të jenë:
- FAKULTETI I MUZIKËS 27 GUSHT – 1 SHTATOR 2012
- FAKULTETI I ARTIT SKENIK 27 GUSHT – 1 SHTATOR 2012
- FAKULTETI I ARTEVE TË BUKURA 27 GUSHT – 1 SHTATOR 2012
- Tarifa e regjistrimit të kandidatëve pjesmarrës në konkurset e pranimit në të gjitha programet e studimit në Universitetin e Arteve është 5.000 (pesëmijë) lekë.
REKTORATI