<

Workshop ne Biblioteken Shkencore

Biblioteka Shkencore e Universitetit të Arteve në bashkëpunim me EBSCOhost organizoi nje workshop ne Sallen Multimediale, me baze prezantimin mbi “Menyrat e kerkimit ne EBSCOHOST”


EBSCOhost është nje baze te dhenash shume e vlefshme dhe gjithëpërfshirëse, që ofron ne rruge elektronike më shumë se 9.000 tekste të plota periodike duke përfshirë me shumë se 7.700 revista peer-reviewed. Paketa Kërkim Akademik™ e plotë, ofron indeksin dhe abstraktet e më shumë se 13.000 revistave dhe më shumë se 13.200 publikimeve që përfshijnë monografi, raporte, procedura konference, etj.

Ky koleksion shkencor ofron informacion me tekste të plota në shumë fusha të studimeve akademike duke përfshirë antropologjinë, drama, arte vizuale, muzike, psikologji, religjion & teologji, etj. Universitetit te Arteve i eshte dhene akses i plote ne paketen Kërkim Akademik™.


Abonimi ne EBSCOhost u mundesua nga projekti I Qeverise Sllovene “ERA 2012 “