<

Nga pllakati tek posteri

Galeria Fap Ju fton ne hapjen e ekspozites "Nga pllakati tek posteri", kuruar nga Petraq Papa dhe Ngadhnjim Mehmeti.

Ekspozita tenton nje hulumtim historik mbi zhvillimin e pllakatit nder vite. Ajo perbehet nga punime te perzgjedhura nga fondi i Fakultetit te Arteve te Bukura realizuar ne vitet 1960-1990, si dhe nga postera moderne, perzgjedhur nga konkurse zhvilluar ne vende te ndryshme te Evropes. Ajo synon te paraqese ecurise e posterit nder vite nga studentet e “Institutit te Larte te Arteve” sot “Universiteti i Arteve”, si dhe prirjet e zhvillimeve te sotme te “posterit koncept” perfaqesuar ne kete ekspozite nga nje numer i konsiderueshem posterash te bere prezent nga organizata “PLAKART” e Maqedonise.

Nje pjese e “pllakateve” te studenteve te ILA-se perfshijne periudhen e viteve ’64 , ’70 deri para viteve ’90, periudhe kjo kur posteri emertohej ndryshe edhe si pllakat (term ky i huazuar nga vendet e lindjes). Nderkohe posteri i diteve te sotme i bere prezent ne kete ekspozite nga organizata e dizajnerave Maqedonas “PLAKART” perfshin nje periudhe kohore prej vitit 2007 e ne vazhdim me nje larmi tematikash e mjete shprehese mbi problematikat e zhvillimet e sotme sociale. Bazuar mbi keto prurje te posterave u gjykua qe kjo ekspozite te titullohej "NGA PLLAKATI TE POSTERI", si nje loje fjalesh ne pamje te pare por qe ne te vertete ka edhe nje domethenie nisur nga konteksti kohor dhe problematikat e trajtuara.


Ekspozita cel dyert me 20 Shkurt, ora 12.00 dhe do te qendroje e hapur deri me 25 Shkurt.