Sistemi i Menaxhimit te Studenteve ne UA
Ne Universitetin e Arteve u prezantua Sistemi Dixhital i Menaxhimit te Studenteve.
Qellimi primar i sistemit eshte menaxhimi i te dhenave te studenteve dhe permiresimi i proceseve administrative dhe akademike te institucionit, duke filluar qe nga regjistrimi i studenteve dhe deri tek klasat virtuale dhe kontrolli financiar.
Sistemi elektronik do te permiresoje shume procese te natyres administrative ne Universitetin e Arteve duke perfshire:
- Permiresimin nepermjet automatizimit te proceseve te sekretarise
- Permiresimin nepermjet dixhitalizimit te transparences se Universitetit te Arteve
- Permiresimit te procesit te kontrollit te njohurive te studenteve nepermjet testeve
- Permiresimi i kontrollit te skedulit te orarit per studentet
- Permiresimi i procesit dhe kontrollit te mesimdhenies nepermjet klasave virtuale
- Menaxhim me i mire i burimeve e kurrikulave nepermjet dixhitalizimit te bibliotekes
Nepermjet struktures modulare sistemi krijon mundesine e personalizimit te software-it sipas nevojave te Universitetit duke e bere ate unik ne perdorimin e tij per nevojat e Institucionit. Me ane te tij synohen te zgjidhen ceshtje qe lidhen me:
- Automatizimi dhe dixhitalizimi i procesit te regjistrimit te studentit qe nga momenti i pranimit deri ne diplomimin e tij
- Automatizimi i krijimit te klasave dhe skedulit te pedagogeve
- Mbatja e rekordeve per provimet, detyrat, notat dhe progresin akademik ne UA
- Mbajtja e rekordeve per prezencen dhe pjesemarrjen
- Komunikimi me i mire me studentet nepermjet regjistrimit te akesave dhe nevojave qe ata kane
- Gjenerimi i raporteve te ndryshme statistikore per cdo detaj
- Rritja e transparences me te gjithe aktoret ne kete proces, Ministrine e Arsimit dhe Shkences, apo entet pergjegjese per kontrollin, studentet, prinderit, dhe stafin akademik
- Menaxhimi me i mire i burimeve njerezore
- Automatizimi i kontabilitetit dhe marrjes se te ardhurave nga studentet
Realizimi i ketij projekti u mundesua nga AMC – Albanian Mobile Communications