<

Vizita e Presidentit ne Galerine FAP

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi vizitoi ekspozitën “Nën trysni” të artistit dhe njëkohësisht Dekanit të Fakultetit të Arteve të Bukura, Prof. Asc. Sadik Spahija, të hapur në Galerinë FAP pranë Universitetit të Arteve.

Presidenti Topi u shoqërua në këtë vizitë nga Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj, si dhe nga drejtues dhe profesorë të tjerë të Universtetit. Kreu i Shtetit, pasi vizitoi ekspozitën e konceptuar në një formë laboratori të braktisur e të frikshëm që evokon periudhën famëkeqe të regjimit komunist në Shqipëri, e përgëzoi autorin Sadik Spahija për realizimin mjaft të gjetur të idesë së tij artistike.

Presidenti Topi, duke shprehur mbështetjen personale dhe institucionale, vuri në dukje se “kjo ekspozitë nuk është thjesht një reflektim mbi të kaluarën e errët të diktaturës komuniste, – periudhë, të cilën gjithsekush e ka përjetuar me mënyrën e vet, – por edhe një apel për të tashmen, në mënyrë që eksperimentet e dështuara të së kaluarës të mos përsëriten më”.


Foto Galeri