Ceremonia e 45-vjetorit te krijimit UA
Me 15 Dhjetor 2011, Universiteti i Arteve festoi 45- vjetorin e krijimit. Në këtë ditë jubilare për Universitetin e Arteve u organizuan një seri aktivitetesh.
Sëbashku me pedagogët dhe studentët e Universitetit festuan edhe Kryeministri, Z.Sali Berisha, Ministri Arsimit dhe Shkencës, Z. Myqerem Tafaj, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Z. Aldo Bumçi, Ministri i Mbrojtjes, Z. Arben Imami, artistë dhe politikanë të tjerë, si dhe drejtues të Universiteteve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj, mbajti fjalimin përshëndetës dhe më pas ftoi Kryeministrin, Z.Sali Berisha, i cili përshëndeti dhe u shprehu mirënjohjen të gjithë artistëve shqiptarë për kontributin e jashtëzakonshëm në pasurimin e kulturës shqiptare, forcimin e identitetit dhe krenarisë kombëtare.
Fjala e plote e Rektorit te Universitetit te Arteve, Prof. Petrit Malaj (pdf)
Fjala e plote e Kryeministrit te Shqiperise, Z. Sali Berisha (pdf)
Promovimi i Pullës kushtuar 45-vjetorit të krijimit te Universitetit te Arteve ishte një moment i veçante, pasi për herë të parë ne Shqipëri është emetuar një pullë për një Universitet.
Instituti Italian i Kulturës përfaqësuar nga Drejtoresha Dott.ssa Fulvia Veneziani, dorëzoi pesë bursa studimi për studentët më të talentuar të Universitetit te Arteve.
Nje moment i rëndësishëm në ceremoninë festive të 45-vjetorit të Universitetit te Arteve ishte edhe dhënia e çmimeve “Mirënjohje” për profesorë dhe artistë të shquar të cilët kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite në këtë institucion.
Më pas ceremonia vazhdoi me një koncert festiv të organizuar nga Fakulteti i Muzikës me pjesëmarrjen e orkestrës simfonike.
Fakulteti i Arteve të Bukura kishte organizuar ekspozitë në hollin hyrës të UA-së si dhe në Galerine FAP.
Aktivitetet vazhduan në mbrëmje me shfaqjen teatrale “Riverside Drive”, të organizuar nga Fakulteti i Artit Skenik me regji te Prof. Milto Kutali.
Foto Galeri