<

Soprano Caroline Merz në Universitetin e Arteve

Prej disa ditësh, Soprano Gjermane Caroline Merz dhe pianisti Shqiptar Desar Sulejmani po drejtojnë një kurs mbi interpretimin me studentë të Universitetit të Arteve.

Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj, priti në një vizitë sopranon Caroline Merz. Gjatë këtij takimi Prof. Malaj vlerësoi kontributin e Znj. Merz në drejtimin e këtij kursi dhe shprehu mendimin e vazhdimit të këtij bashkëpunimi.

Ky kurs intensiv po zhvillohet në kuadër të “Tetorit Gjerman“. Tema dhe qëllimi i tij është studimi, analizimi dhe promovimi artistikisht i romancës vokale Gjermane. Vëmendje të vaçantë gjatë kursit i është kushtuar stilistikës, interpretimit dhe mesazheve muzikore që përcjell kjo gjini.

Në përfundim të këtij kursi do të organizohen koncerte në Sallën e Universitetit të Arteve më datat 3 dhe 6 Nentor ora 19.00, dhe ne Pallatin e Kultures "Vangjush Mio" ne Korçë më datë 4 Nentor ora 18.00.


Foto Galeri



<<Previous - Next>>