<

Ambasadori i BE viziton Universitetin e Arteve

Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj,  priti në një vizitë zyrtare Z. Ettore Sequi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Prof. Malaj duke e konsideruar vizitën e Z. Sequi si një vlerësim dhe vëmendje për institucionin dhe artistët e rinj në veçanti, bëri një prezantim shkurtër të Universitetit të Arteve, programeve, strukturës dhe aktiviteteve artistike që ofron.

Z. Sequi duke shprehur admirimin e tij për artin në përgjithësi, theksoi se gjuha e artit është ajo që depërton më thellë dhe me lehtë.
Me këtë qëllim ai propozoi së pari organizimin e ekspozitave me punë të studentëve në zyrat dhe mjediset e Delegacionit Europian në Tiranë dhe së dyti, hartimin e një programi konkret për bashkëpunimin dhe organizimin e eventeve të tjera artstike.

Ai shpreu besimin e tij se ky është një bashkëpunim interesant i cili ndihmon në promovimin e kulturës shqiptare.

Më pas u krye një vizitë në galerinë FAP.
 

Foto Galeri


<<Previous - Next>>