<

Vizita Shefit të Zyrës së MP në Ambasadën e SHBA

 “Diplomacia të zhvillohet nëpërmjet artit” - Kjo është motoja e vizitës zyrtare të Shefit të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Dr. B. Bix Aliu, në Akademinë e Arteve më 11.05.2009. 

I interesuar për promovimin e artit dhe realizimin e projekteve te ndryshme artistike, Z. Aliu u njoh nga Rektori dhe Dekanet e Fakulteteve me mënyrën e organizimit të studimeve si dhe problematikën e Akademise se Arteve, duke ndjekur nga afer çaste të mësimdhënies dhe duke vizituar ambjente si studiot, ateliet, biblioteka, sallat e shfaqjeve dhe Galeria.

  

<< Previous  -  Next >>