Dita Boterore e Pronesise Intelektuale
Qysh prej vitit 2000, më 26 Prill të çdo viti të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kremtojnë Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, e cila organizohet nën juridiksionin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (OBPI), në të cilën Shqipëria është anëtare me të drejta të plota.
Këtë vit, Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale u festua nëpërmjet organizimit të një leksioni të hapur dhe një tryeze të rrumbullakët me studentë dhe pedagogë të Akademisë së Arteve , i cili synon promovimin e mbrojtjes së të drejtave intelektuale. Këto aktivitete u organizuan nën kujdesin e Projektit të Financuar nga BE: “Asistencë Teknike për fuqizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit ( ZSHDA)".
Me këtë rast përshëndeti Rektori i Akademisë së Arteve, Prof. Petrit Malaj, i cili theksoi se mbrojtja e të drejtave të autorit në Shqipëri përbën një domosdoshmëri për shumë arësye, por edhe për përmbushjen e kushteve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilimit dhe Asociimit .