Qyteti i Arteve
Akademia e Arteve Tiranë shpall programin “Qyteti i Arteve”,
në kuadrin e pasurimit të jetës artistike në vend, rritjen e konkurencës në tregun artistik si dhe për rritjen e mundësisë së personelit akademik dhe studentor që të prezantojnë arritjet më të mira krijuese dhe interpretuese të Akademise se Arteve.
Pas një pune të gjatë dhe këmbëngulëse të Rektoratit të Akademisë së Arteve pranë Qeverisë së Shqipërisë dhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Z. Sali Berisha, u arrit që për here të pare të themelohet programi “Qyteti i Arteve”.
Ky program mbështetet me fonde të akorduara nga Qeveria e Shqipërisë dhe është në funksion të realizimit të projekteve artistike nga studentët dhe personeli akademik pranë Akademisë së Arteve (më tej: AA). Në kuadër të këtij programi, shpallet kjo thirrje për aplikim për studentët dhe personelin akademik të AA per projekte artistike ne te gjitha fushat e krijimtarise artistike në Muzikë, Art Skenik dhe Artet e Bukura.
Afati i fundit për aplikim është data 15 tetor 2010, ora 14.00.
Afati i realizimit të projekteve fituese është 30 dhjetor 2010.
Me poshte gjeni Formularin e Aplikimit ne Qytetin e Arteve, Rregulloren dhe Programin e Aktivitetit ne formatin pdf:
:::. Formular Aplikimi Qyteti i Arteve
:::. Rregullore Qyteti i Arteve
Kopja elektronike e formularit te aplikimit duhet te dergohet ne adresen postare elektronike zke@artacademy.al
Ju Faleminderit,
Akademia e Arteve
Rektorati