<

Vizita e perfaqesuesit te Taiwan

Përfaqësuesi i Taiwanit në Romë,  Z. Jung Tzung Yih, gjatë një vizite në Shqipëri shprehu dëshirën për të vizituar veçanërisht Akademinë e Arteve në Tiranë. Në këtë vizitë ai u shoqërua nga Zv.Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Z. Nikoll LESI.

Rektori i Akademis së Arteve Prof. Petrit MALAJ bëri një prezantim të institucionit, infrastrukturës, aktivitetit artistik, programeve akademike që ofron kjo shkollë duke theksuar rolin e rëndësishëm të saj.

Nga ana e tij Z. Jung Tzung Yih, përfaqësuesi i Taiwanit në Romë, shprehu kënaqësinë për vizitën në Akademinë e Arteve, duke treguar vëmendjen e tij për të rritur bashkëpunimin kulturor, artistik dhe sidomos akademik mes institucioneve homologe. Për këtë qëllim ai paraqiti një projekt i cili ofron bursa studimi e specializimi për studentët tanë.

Pavarësisht largësisë gjeografike, arti dhe kultura duhet të shërbejnë si një urë për të shkurtuar këto largësi. Më pas u vizituan mjediset e Akademisë së Arteve dhe Galeria FAP.