<

“URA ME TRI HARQE”

“URA ME TRI HARQE” - Edicioni i dytë i këtij aktiviteti që sjell performanca artistike të tre shollave të artit: Fakultetit i Arteve Prishtinë, Fakulteti i Arteve Tetovë dhe Akademia e Arteve Tiranë, nisi me hapjen e Ekspozitës së Arteve Pamore në Galerinë FAP pranë Akademisë së Arteve Tiranë.

Në çeljen e kësaj ekspozite ishte i pranishëm Ministri i Arsimit Prof. Dr. Myqerem Tafaj. Prof. Petrit MALAJ, Rektor i Akademisë së Arteve përshëndeti kolegët dhe të ftuarit në këtë ekspozitë duke e vlerësuar këtë aktivitet si një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin profesional por edhe si një detyrim në konsolidimin e artit kombëtar.

Dekani i Fakultetit të Arteve Prishtinë Prof.Asc. Adem RUSINOVCI dhe Dekani i Fakultetit të Arteve Tetovë Prof.Asc.Muhamer SADIKU shprehën kënaqësinë dhe besimin për vazhdimësinë e aktivitetit “URA ME TRI HARQE”.