Trash - Splash - Crash
26 prill 2010, Galeria FAP
Akademia e Arteve
Në fillimin e shekullit të XX, për herë të parë, një grup artistësh i dedikonte “këngë dashurie” një objekti të prodhuar nga komplekset industriale që po shënonin epokën që nga kapërcimi i shekujve.
Ata (Futuristet) adhuronin makinat, shpejtësinë, kantieret e uzinat, si antitezë të artit muzeal, vlerave akademike dhe të ҫdo forme tjetër artistike tradicionale shekullore.
Në realitetin e sotëm, t’i këndosh lavde ulërimës ҫjerrësë të frezave xhenerike apo të shijosh zhurmën frenetike të makinave, duket si paradoksale... Ҫdo prodhim industrial, sot, kondicionon gjithnjë e më shumë jetën tonë, në ҫdo aspekt të saj.
Në këtë këndvështrim, cili është reflektimi artistik pas më shumë se një shekulli mbi botën mekanike dhe produktet e saj, qofshin ato materiale apo immateriale?
“Trash- Splash- Crash” është një ekspozitë e cila mbledh punimet e disa studentëve të zgjedhur të Akademisë së Arteve. Punimet e tyre synojnë të pasqyrojnë një kërkim artistik individual, mbi konfrontimin e secilit prej tyre me botën mekanike, industriale dhe atë mediatike dhe mënyrën se si ato kondicionojnë apo frymëzojnë vetë shpirtin krijues.
Studentët pjesëmarrës:
Ana Daci, Ardit Boriҫi, Arjeta Kasemi, Armand Qoshku, Denis Golgota, Diomen Boriҫi, Edison Mustafaj, Eros Dibra, Hysen Vogli, Joan Tanku, Marsela Guga, Matilda Odobashi.
Kurator: Ermir Hoxha