<

Damask, Siri

Më 14-19 Nëntor 2009 në Damask, Siri , ECUME, ne bashkëpunim me Institutin e Lartë të Muzikës në Damask, organizojnë Takimin e XVIII- të Shkollave, Konservatorëve, Universiteteve të Muzikës nga mbarë Rajoni i Mesdheut.

Duke vlerësuar domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, ku përfshiheshin shkolla të rreth 21 vendeve të rajonit të Mesdheut, Akademia e Arteve u përfaqësua nga Prof. Bujar Sykja (violinë) dhe Prof.asoc. Rudina Ciko (piano).
Përgjatë një jave delegacioni jonë mori pjesë në masterklasset, koncertet, konferencat dhe tavolinat e rrumbullakëta me temë rreth metodave të mësimdhënies. Tepër te vlerësuar ishin koncerti dhe masterklaset e Prof. Sykja dhe Prof.asoc. Ciko.