Marrëveshje Bashkëpunimi UART-TKOBAP
Më datë 30 prill 2026, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Arteve (UART) dhe TKOBAP.
Kjo marrëveshje synon të zgjerojë dhe forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional, duke krijuar mundësi për studentët e UART në drejtim të formimit profesional dhe përfshirjes në jetën artistike, si dhe për TKOBAP, për pasurimin e repertorit, përfshirjen e talenteve të reja dhe zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarisë së tij artistike.
Përmes këtij bashkëpunimi parashikohen praktika profesionale, pjesëmarrje në produksione artistike, organizim aktivitetesh të përbashkëta dhe zhvillim projektesh kërkimore e kulturore.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i TKOBAP, z. Aulon Naçi, dhe Rektori i UART, Prof. Dr. Erald Bakalli.
FOTO GALERI
<<Kthehu - Tjetra>>



