Ekspozita Memorie
"Memorie" - Tirana në kujtimet e familjes Karapici.
Ekspozitë fotografike organizuar nga Adrian Karapici ne bashkepunim me shoqatën “Tirana”. Dt. 22 dhe 23 Qershor, ne Galerine FAP.
Nën efektin e fotografive kujtime sjell Tiranën e viteve 20 – 30 dhe të mëvonshme. Bëhet fjalë për rreth 60 fotografi të cilat përcjellin kujtimet e familjes Karapici, të një familje ndër më të hershmet që ka kontribuar në arsimin, ekonomine dhe kulturën e Tiranës, kontributi i të cilës është pashmangshmërisht i lidhur me zhvillimin e Tiranës deri në ditët e sotme.
Fotografitë janë kryesisht të përcjella nga familja Karapici, ku spikatin fotografi të qendrës së Tiranës ku dhe është pozicionuar dhe aktiviti kryesor i familjes Karapici.