<

Tirana Music Festival

TIRANA MUSIC FESTIVAL

Mbyllet me sukses Edicioni i IV i Tirana Music Festival, organizuar nga "Accademia Musicale Internazionale" Perugia, në bashkëpunim me Akademinë e Arteve dhe me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Italiane, Ambasadës Italiane, Institutit Italian të Kulturës, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Teatrit Kombëtar dhe Teatrit te Operas dhe Baletit, Bashkisë së Tiranës, Promadria, Provincia  Perugia, Regione Umbria, Comune di Perugia, Endas.

Per kete aktivitet, eshte firmosur nje kontrate bashkepunimi e protokolluar midis Presidentit te "Accademia Musicale Internazionale"  M° Piero Vincenti,  Rektorit  te Akademise se Arteve ne Tirane Prof. Petrit Malaj dhe Dekanit  te Fakultetit te Muzikes prane Akademise se Arteve Prof. Sokol Shupo.

Aktiviteti u organizua në Akademinë e Arteve në periudhën 22-29 Prill 2009. Edhe ne kete edicion ai ishte i ndertuar ne formulen e tij baze: masterklase dhe koncerte.

Akademia Musicale Internazionale me qender ne Perugia sjell ne Tirane disa nga profesoret e saj , ndersa Akademia e Arteve ne Tirane ve ne dispozicion  te aktivitetit ambjentet e saj falas, ku mbahen keto masterklase dhe koncerte. E vecanta e ketij aktiviteti eshte se te gjithe muzikantet shqipetare, ngado qe ata vijne, kane te drejte te marrin pjese lirisht ne keto masterklase dhe te drejten e bursave te studimit e kane eskluzivisht vetem muzikantet shqipetare.

Në këto 4 vite  janë mbajtur 26 masterklase dhe numri i të regjistruarve  ka arritur në 600 pjesëmarrës të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Italia etj.
Janë mbajtur 21 koncerte, janë ndarë 48 bursa studimi nga te cilat 18 bursa në masterklaset e pianos, kantos, violinës, violës, violoncelit, kitares dhe klarinetës, dhe 30 bursa per klasen e Orkestres.

Disa nga profesoret e ardhur ne Tirane per kete aktivitet jane:

Luigi Tanganelli – piano
Maria Teresa Caruncchio  - piano
Lucia Passaglia – piano
Crtomir Siskovic – violine/ viole
Eddy Perpich violine / viole
Claudio Casadei – violoncel
Claudio Piastra  - kitare
Piero Vincenti – klarinete / muzike dhome
Carmen Gonzalez – kanto lirike
Enzo Tei – kanto lirike
Marco Pontini – laborator orkestral /orkester


Drejtuese artistike e festivalit është pianistja shqiptare, ish pedagoge e Akademisë së Arteve, Dott. Marsida Koni dhe Presidenti i "Accademia Musicale Internazionale" M° Piero Vincenti, i cili është edhe ideator i projektit.


<< Previous - Next >>