<

Shfaqje teatrale: “Mauerkinder – Fëmijë të Murit”

Shfaqe teatrale: “Mauerkinder – Fëmijë të Murit”
30, 31 tetor dhe 1 nëntor, ora 19.00 në Akademinë e Arteve, Tiranë

Sëbashku me nxënës të seksionit dygjuhësh të gjimnazit “Sami Frashëri si dhe me studentë të universitetit të Tiranës, autori dhe regjizori nga Berlini Stefan Neugebauer, në bashkëpunim me regjisorët e rinj të Akademisë së Arteve, prezanton një pjesë të historisë gjermane në një kolazh skenik grotesk. Një komunist i çmendur jeton në një kazan plehrash në vijën kufitare. Kontrolli kufitar, parrulla komuniste, politikanë amerikanë, përpjekje për arratisje, marrje në pyetje por gjithashtu edhe turistë – në kufirin gjermano–gjerman takohen njerëz nga më të ndryshmit.

Që me ndërtimin e murit të Berlinit më 13 gusht 1961, pjesa teatrore “Fëmijë të Murit” ju fton në një retrospektivë plot fantazi mbi të shkuarën komuniste të Gjermanisë. Spektatori përjeton murin në prespektivën e qytetarit të asaj kohe të Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ).

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së murit të Berlinit regjizori Stefan Neugebauer ka shkruar këtë pjesë teatrale ekskluzivisht për shfaqjen me të rinjtë Shqiptarë në Tiranë. Paralelet me historinë e Shqipërisë janë shumë te afërta dhe janë integruar qartë në pjesë në formë referencash të shumta.

Aktorët flasin jo vetëm gjermanisht por shpesh edhe shqip, anglisht madje edhe pak frëngjisht. Njohuritë e gjuhës gjermane nuk janë të domosdoshme për të kuptuar situatat, ndaj pjesa është e kuptueshme edhe për publikun vetëm shqipfolës.

Studentë dhe të rinj por edhe të gjithë miqtë e teatrit dhe kulturës janë përzemërsisht të ftuar në shfaqje.


<< Previous - Next >>