Grafik 08
Ekspozita “Grafik ’08” vjen si perpjekje e nje rrugetimi dy vjecar te kater studenteve te grafikes dhe konkretisht : Anda Mustafaj, Blerta Zhuri, Dorina Muka dhe Erisa Bode. Nga nje numer i madh i puneve te ketyre studenteve jane perzgjedhur 47 punime, kryesisht ne teknikat e grafikes si : monotype,linoleum,teknika mikse etj. Kuratori i kesaj ekspozite eshte profesori i atelijerit te grafikes Petraq Papa.
Ne kete ekspozite tek te gjitha punimet ndihet nje gjuhe stilistike dhe shprehje me mjetet e grafikes, gje qe reflekton eksperiencen e kater vjecare te ketyre studenteve. Interesi per ekspoziten ishte i madh dhe u vizitua nga personalite si nga brenda shkolles dhe nga ata jashte saj duke marre vleresime maksimale per punen kryer. Ekspozita do te qendroje e hapur nga data 8-14 qershor 2009.